top of page

0046-729 00 40 77

Valë të bardha abstrakte

Zgjidhje gjithëpërfshirëse

Ne i përshtatim shërbimet tona sipas nevojave tuaja

Begravningsbyrå Kosova i trajton të dashurit tuaj me respektin dhe kujdesin më të madh.

Varrimi në Suedi

Për funeralet në Suedi, Begravningsbyrå Kosova ndihmon me të gjithë procedurën, që nga koordinimi i certifikatave të vdekjes, transporti, rezervimet dhe oraret etj.

 

Kur angazhoni kompanin tonë, do të merrni këshilla falas ligjore, praktike dhe ceremoniale. Stafi ynë me kompetenc adekuate dhe me përvojë të gjerë në këtë fushë do të gjejë gjithmonë përgjigjen dhe metodën e duhur për ju.

Larja dhe përgatitja e kufomës

Për klientët tanë, pavarësisht nëse funerali do të zhvillohet në Suedi apo nëse do ta transportojmë të ndjerin në vendin e tij të lindjes, ju keni mundësinë të zgjedhni nëse dëshironi që ne të bëjm pastrimin, qefinosjen dhe përgatitjen e kufomës në përputhje me traditën. Imami ynë siguron që i afërmi juaj të jetë i përgatitur në përputhje me traditën.

Ceremonitë

Për njerëzit që do të varrosen në Suedi, Begravningsbyrå Kosova ofron një Imam profesionist për të kryer të gjitha ceremonitë në përputhje me normat dhe traditën dhe brenda legjislacionit suedez. Duke na besuar ne, familja nuk ka pse të mendojë për koordinimin e Imamit, mjetit të transportit, komunikimin dhe koordinimin e hapjes së varrit, faljen dhe lutjet (për ata që i praktikojn) etj. Ne i kryejm të gjitha.

Transporti për në atdhe

Ne bëjm transportin e kufomav në shumicën e vendeve të Ballkanit (shih listën më poshtë) . Për transportet nga Suedia kur ne pranojm raste në një ditë pune/para dite, zakonisht mund ta fillojmë udhëtimin brenda të njëjtës ditë. Përndryshe, do t'i kemi të gjitha dokumentet gati ditën e parë pune të radhës. Për transport më të shpejt, ne transportojmë me makinë deri në Gjermani dhe prej andej fluturojmë për në Prishtinë. Kjo ndodh sepse linjat ajrore nga Suedia zakonisht kërkojnë rezervime paraprake që mund të zgjasin deri në disa javë, ndërsa nga Gjermania fluturimi në përgjithësi mund të organizohet të njëjtën ditë që i ndjeri arrin në aeroport.

Në bashkëpunim me partnerët tanë në Ballkan, ne marrim të ndjerin nga aeroporti në Prishtin dhe e dërgojm me makinë atje ku do të zhvillohet funerali, qoftë në Kosov apo vendet e tjera në rajon. 

Ne bëjm transport kufomash për në vendet si në vijim:

Shqipëri

Kosovë

Maqedoni e Veriut

Mali i Zi

Serbi

Për vendet e tjera, ju lutem na telefononi për informata më të hollësishme.

Dokumente dhe akte

Sapo mjekët të kenë lëshuar certifikatën e vdekjes, ne fillojmë përgatitjen e dokumenteve të udhëtimit dhe dokumenteve të tjera të nevojshme.

Konsulencë

Kur ju angazhoni kompanin tonë, ne u japim këshillat e nevojshme, qofshin ato ligjore, tradicionale, praktike apo të përgjithshme. Ne iu mbështesim në çdo aspekt.

Transporte nga vende të tjera Nordike

Ne transportojmë kufoma nga të gjitha vendet Nordike. Procedura e transportit është kryesisht e njëjtë me transportin nga Suedia (shih më sipër) .

Iu lutemi të na kontaktoni për informacion të detajuar.

bottom of page