top of page

0046-729 00 40 77

Svartvita rosor

Agjensi funerali me pedigre

Ne vlerësojmë njeriun, edhe nëse më nuk jeton!

Agjensia më shpejt në Skandinavi për transport kufomash

Gamë e gjerë shërbimesh funerale

Qmimet më të volitshme për transport kufomash në gjithë Skandinavin

Kush jemi ne?

Begravningsbyrå Kosova është një kompani familjare që ofron shërbime funerale. Kompania ndodhet në Landskrona, por ne ndihmojmë njerëzit që kanë nevojë për shërbimet tona në të gjithë rajonin nordik.

Përvoja jonë shumëvjeçare dhe me një staf profesionist na bëjnë lider në treg për shërbimet funerale, veçanërisht për njerëzit nga Ballkani.

Ne kemi njohuri të gjera për kulturën dhe traditën e Gadishullit Ballkanik, prandaj ofrojmë shërbime ekskluzive për këtë grup njerzish. Ndër shërbimet më të kërkuara që ofrojmë janë larja e të kufomës, qefinosja sipas traditës, namazi (namazi i Xhenazës), nevojat e tjera ceremoniale. Imami ynë i kryen të gjitha këto shërbime me kujdesin më të madh.

Përveç shërbimeve të mësipërme, ne ofrojmë edhe transport kufomash për ata që dëshirojn të transportojn kufomat për varrosje në vendlindje. Me krenari e themi se ne kemi bërë një ndryshim të madh në këtë çështje për njerëzit që jetojnë në vendet nordike.

Më parë kur njerëzit kishin nevojë për të transportuar të vdekurit e afërm të tyre, duheshin pritur me javë të tëra para se të mund ta rezervonin transportin për ta. Tani ne bëjmë të mundur që kufoma të arrij në vendlindje brenda vetëm pak ditësh. Pastaj, ne jo vetëm që kryejmë transporte të shpejtë, por trupi që ne transportojmë, trajtohet me respektin dhe kujdesin më të madh NË ÇDO KOHË DHE ÇDO ASPEKT!

Ne kemi mirëkuptim të madh për njerëzit që kanë humbur një të dashur, dhe për këtë arsye e përshtasim kohën, shërbimet dhe këshillat tona sipas secilit individ.

Për ne, shërbime cilësore është thelbësore. 

Gjithmon Çmime fikse

Ne gjithmonë zbatojmë çmime fikse ku përfshijmë të gjitha shërbimet tona, kostot e udhëtimit dhe kosto të tjera. Klienti gjithmonë merr një çmim fiks sipas shërbimeve që dëshiron dhe distancës ku ai ndodhet nga ne. NUK KA KURRË KOSTO TË FSHEHURA APO SHTESË!

bottom of page